Aktualitet

Gjykata vendos sot për fatin e Berishës, avokatët mbërrijnë në seancë, ish-kryeministri takim me të rinjtë e FRPD

Shkruar nga Liberale
Gjykata vendos sot për fatin e Berishës, avokatët

Dy avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi janë paraqitur pa më parë ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa pritet të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit, për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Bëhet e dije se vetë Berisha nuk do të paraqitet, por do të përfaqësohet nga mbrojtja e tij. Ndërkohë në orën që do të nisë seanca, ai ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD.

Në seancën e kaluar Kuvendi vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës duke vendosur kështu në dorë të drejtësisë.

Do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pasi të dëgjojë palët e përfshira, përfshirë SPAK dhe avokatët e Sali Berishës dhe më pas do të dalë me një vendim.

Kujtojmë se Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish-kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të privatizojë kompleksin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH