Aktualitet

Plagosja në Lezhë/ Policia: 18-vjeçari u godit disa herë me kaçavidë, arrestohet autori

Shkruar nga Liberale
Plagosja në Lezhë/ Policia: 18-vjeçari u godit disa herë

Policia ka reaguar në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Lezhë, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në afërsi të xhamisë së qytetit.

Autoritet bëjnë me dije se shtetasin Xh. P, 21 vjeç ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë. Sipas uniformave blu, krimi është regjistruar pas një konflikti për motive të dobëta.

18-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë më të specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, i cili akuzohet, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH