Aktualitet

“Situatë e frikshme”, rrëfehet banori i pallatit që u përfshi nga flakët në Lushnje: Kisha fëmijët në banesë...

Shkruar nga Liberale
“Situatë e frikshme”, rrëfehet banori i pallatit që u

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme ka rrëfyer për News24 se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.

Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH