Globi

Reagon Rusia për protestat në Serbi: Nuk ndërhyjmë në punët e një shteti sovran

Shkruar nga Liberale
Reagon Rusia për protestat në Serbi: Nuk ndërhyjmë në

Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të askujt, veçanërisht jo në punët e brendshme të Serbisë, tha sot zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov.

Sipas fjalëve të tij, udhëheqja e Serbisë është në gjendje të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë në vend dhe gjithçka që ndodh është çështje e brendshme vetëm e Serbisë, transmeton RIA Novosti.

“Gjithçka që po ndodh është ekskluzivisht çështje e brendshme e Serbisë. Serbia ka një udhëheqje legale, legjitime, e cila, sipas besimit tonë, është e aftë të marrë të gjitha masat e nevojshme” -theksoi Peskov.

Poll
SHQIPENGLISH