Aktualitet

Zjarri në Lushnje, 4 fëmijë ende brenda qendrës tregtare

Shkruar nga Liberale
Zjarri në Lushnje, 4 fëmijë ende brenda qendrës tregtare

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Lushnje, teksa flakët vijojnë të jenë ende aktive.

Situata paraqitet serioze pasi qendra ndodhet në një pallat 12-katësh dhe flakët kanë përfshirë dhe ato.

Mësohet se pjesa më e madhe e banorëve është evakuuar, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar, duke rritur kështu frikën e asfiksimit të tyre. Sipas burimeve për A2, dyshohet se katër fëmijë dhe dy të moshuar ndodhen ende brenda godinës.

Dyshohet se zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë. Sipas raportimeve paraprake, kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën.

Ndërkohë zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të pallateve që janë shumë pranë njëri tjetrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH