Aktualitet

NGJARJE TRAGJIKE/ Shkuan me pushime në bjeshkë, u shpërthen bombula e gazit, humbin jetën biznesmeni dhe gruaja e tij

Shkruar nga Liberale
NGJARJE TRAGJIKE/ Shkuan me pushime në bjeshkë, u shpërthen

Biznesmeni, pronari i fabrikës së ujit në Junik të Kosovës dhe bashkëshortja e tij humbën jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se Mic Tofaj dhe gruaja vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi. Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH