Përshkrimi nga romani "Braktisje" e autores Elisabeth Asbrink.
“Për të kuptuar vetminë time, kisha nevojë të kuptoja atë të nënës sime. Dhe, për të kuptuar atë, duhej të kuptoja më parë gjyshen time, Ritën.” Kështu Katerina – pas të cilës fshihet vetë autorja – rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese. Dhe më pas, ankthet e Salit, vajzës së tyre të parë, e brengosur nga klima antisemite në Londër, e cila do të kërkojë strehim në Suedi.
Përmes jetës së ndërlikuar dhe të pakënaqur të dy grave, Katerina ripërshkon historinë e gjyshit, Vidalit, lindur në Perandorinë Osmane, i cili, në fillim të shekullit XX në Londër, nuk mund të jetë as turk, as grek dhe as anglez.
Me aftësinë për të gërshetuar kujtime familjare me ngjarje historike, Åsbrinku rindërton ngjarjet e trazuara të popullit të munduar sefardik. Ajo mbledh dëshmi të forta për origjinën e vet në Selanikun e sotëm, duke vënë re lidhjen e dhimbshme, ndjenjën e braktisjes së nënës dhe gjyshes, nga e cila nuk mund të shpëtojë as vetë dhe që e bën, tek efundit, të pajtohet me historinë dhe zgjedhjet e veta në jetë.
Pak nga jeta e autores:
Elisabeth Asbrink, lindur më 29 prill 1965, është shtë një autore dhe gazetare suedeze. Ajo bëri debutimin e saj me librin "Smärtpunkten - Lars Norén, pjäsen Sju tre och morden i Malexander". Libri u nominua për çmimin e gushtit për jo-fiction në 2009 dhe është përkthyer dhe në polonisjht.
Në gusht 2011 ajo publikoi librin "Och i Wienerwald står träden kvar", bazuar në 500 letra të shkruara për një djalë të ri nga familja e tij në Vjenë, pasi ai kishte ikur në Suedi në vitin 1939 si refugjat nga nazistët.
Libri mori shumë vëmendje pasi zbuloi informacione të reja rreth themeluesit të IKEA Ingvar Kamprad se ai ishte vënë nën vëzhgim nga policia e sigurisë.
Asbrink fitoi çmimin e gushtit për letërsinë më të mirë jo-fiction në 2011 për "Och i Wienerwald står träden kvar", çmimin vjetor të Kulturës Daneze-Suedeze i Fondacioneve Kulturore 2013 dhe në maj 2014 ajo mori çmimin Ryszard Kapuściński në Varshavë.
Në vitin 2012 Asbrink debutoi si dramaturge me dramën "RÄLS", bazuar në procesverbalet autentike nga një takim i thirrur nga Hermann Göring në 1938, dhe intervista me fëmijë refugjatë nga Gjermania naziste.
Shtëpia Botuese: Dituria
Autori: Elisabeth Åsbrink
Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj
Përkthyes: Kujtim Ymeri
Viti i Botimit: 2023
Numri i faqeve: 296
Çmimi: 1000 Lekë
Përgatiti: A.Mënalla/ Liberale.al