Aktualitet

“Volkswagen” përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spitalin e Fierit

Shkruar nga Liberale
“Volkswagen” përmbyset në rrugë, shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier – Levan, ku një automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me kanalin anësor të rrugës e me pas është përmbysur.

Shoferi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, pasi ka pësuar dëmtime të lehta.

Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH