Showbiz

Një Krishtlindje pa Elian! Princ Leka uron festën këtë vit vetëm në krah të vajzës (FOTO)

Shkruar nga Liberale
Një Krishtlindje pa Elian! Princ Leka uron festën këtë vit

Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, po ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë vetëm me vajzën. Me anë të disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqet vetëm me vajzën e vogël, ai uroi festën e Krishtlindjes të gjithë shqiptarëve.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkroi Princi.

Ndërkohë Elia Zaharia ka zgjedhur që të urojë veçmas:

Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë

Prej disa javësh në media po përflitet ndarja e çiftit mbretëror. Por ashtu si Princi dhe Elia kanë zgjedhur të mos i komentojnë lajmet për ndarjen e tyre, por me këto urime të ndara Krishtlindjesh ata i shtuan akoma dyshimet. Por gjithsesi ende nuk dimë nëse dyshja nuk janë më bashkë, derisa të ketë një reagim nga vetë çifti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH