Aktualitet

VIDEOSKANDALI/ Alma Kaçi: Pse unë dhe Safeti jemi të pafajshëm

Shkruar nga Liberale
VIDEOSKANDALI/ Alma Kaçi: Pse unë dhe Safeti jemi të

Protagonistja e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pretendon se aktin seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit, e kreu për shkak të një emisioni investigativ tha në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK si ajo edhe Gjici janë të pafajshëm.

Kaçi pretendon se për akuzat e ngritura, ata janë të pafajshëm, pasi korrupsion nuk ka pasur.

“Përderisa kanë dalë akuzat “korruspaion aktiv”, “korruspsion pasiv” edhe unë edhe zoti Gjici jemi të pafajshëm. Këtu nuk ka korruspion. Në kuadër të fjalës është e pamundur të ndërtohet një akuzë. Ajo ka qenë një bisedë. nuk është dorëzuar asnjë projekt. Nuk është dhënë e nuk është marrë asnjë fond. Normalisht edhe ai edhe unë jemi të pafajshëm. Abuzimi me detyrën ëhstë tjetër, por për këto akuza jemi të pafajshëm”,-tha Alma Kaçi.

Kujtojmë se në video, shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.

Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH