Sport

U ndal të jepte intervistë për gazetarët, trajneri i Napolit humb autobusin e skuadrës pas humbjes me Romën, kthehet me taksi

Shkruar nga Liberale
U ndal të jepte intervistë për gazetarët, trajneri i Napolit

Napoli nuk ia doli në kryeqytet ndaj Romës.

Të kaltrit janë në një krizë totale këtë sezon (humbja e tretë në pesë ndeshje) teksa Walter Mazzarri pas sfidës, u ndal për një kohë të gjatë me gazetarët duke shpjeguar me detaje momentin e vështirë të skuadrës së tij.

Kampionët në fuqi të Italisë u mposhtën me shifrat 2-0 përballë verdhekuqve të Jose Mourinhos.

Këto vonesa bënë që Mazzarri të humbiste autobusin e skuadrës, që u nis për në Napoli pa trajnerin.

Sipas “La Republicca”, teknikut iu desh të kthehej në Napoli me taksi.

Mazzarri u rikthye pas 10 vitesh në krye të Napolit pas shkarkimit të Rudi Garcias, megjithatë tekniku veteran nuk po arrin të gjejë “kurën” e duhur për të “shëruar” ekipin që në këtë sezon e ka të pamundur të gjejë vazhdimësinë e rezultateve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH