Aktualitet

Protestat e dhunshme në Beograd, Vuçiç thërret me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Liberale
Protestat e dhunshme në Beograd, Vuçiç thërret me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vuçiç ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri ka mundur të ndalojë gjakderdhjen si pasojë e goditjeve.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Serbi, ai ka theksuar se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë.

“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës.", ka thënë presidenti serb.

Thirrja e Vuçiç për takimin urgjent ka ardhur pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” (SPN) kanë vazhduar edhe sonte protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hyjnë me forcë në objekt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH