Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga grupi i Hamasit ka deklaruar se janë vrarë në një sulm ajror izraelit të paktën 70 njerëz në kampin e refugjatëve “Al-Maghazi”.
Numri i të vdekurve ka mundësi që të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të familjeve që jetojnë në zonë sipas një zëdhënësi.
Ministria e Shëndetësisë thotë se tre shtëpi u goditën në sulmin vonë gjatë të dielës.
Sipas zëdhënësit të ministrisë, Ashraf al-Qudra, një bllok banimi me popullsi të madhe u shkatërrua. Një baba tha se kishte humbur vajzën dhe nipërit e tij, duke shtuar se familja e tij kishte ikur nga veriu për siguri në Gazën Qendrore.