Aktualitet

EMRI-FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë 17-vjeçari shqiptar në Angli, policia publikon të dhënat e kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentit

Shkruar nga Liberale
EMRI-FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar raportohet se është zhdukur pa lënë gjurmë në Canvey, Angli. Policia e Esexx ka publikuar të dhënat e adoleshentit dhe ka bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e adoleshentit i cili është identifikuar si Almaro Pjetri.

17 vjeçari përshkruhet me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Sipas të dhënave të policisë, për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë në krahë.

“Jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë. Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor”-thuhet në njoftimin e policisë angleze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH