Aktualitet

Elisabeta Imeraj flet për ashpërsimin e masës për Berishën: Vendimet e Gjykatës duhen respektuar!

Shkruar nga Liberale
Elisabeta Imeraj flet për ashpërsimin e masës për

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e ftuar ka komentuar mbrëmjen e sotme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masës për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku deklaroi se  vendimet e Gjykatës duhen respektuar.

“Arsyeja për të cilën ashpërsohet masa sot për Berishën dhe siç e kanë kërkuar prokurorët, ka të bëjë me mos respektimin të masës së parë. Në fund, vendimi i gjykatës duhet respektuar.

Në analizën e mirëfilltë, prokuroria ka vendosur detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë shtetit dhe tani arsyeja pse kërkohet kjo masë është mos respektimi.

Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do të vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës në një intervistë në News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH