Globi

DUA LIPA mes artistëve të nominuar për çmimin Oscar 2024

Shkruar nga Liberale
DUA LIPA mes artistëve të nominuar për çmimin Oscar 2024

Dua Lipa, Lenny Kravitz, Billie Eilish , Olivia Rodrigo  janë ndër artistët e përzgjedhur për Oscar për Këngën më të Mirë Origjinale në 2024.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpalli listat e shkurtra në 10 kategori, duke përfshirë, për këngën më të mirë origjinale.

Tre këngë nga filmi "Barbie" janë në mesin e të nominuarve, përkatësisht "Dance The Night" e Dua Lipës, "What Was I Made For?" nga Billie Eilish dhe "I'm Just Ken" nga Mark Ronson dhe Andrew White, interpretuar nga Ryan Gosling.

Olivia Rodrigo është nominuar për kontributin e saj në kolonën zanore të 'The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes', kënga 'Can't Catch Me Now'

Lenny Kravitz është në listë me 'Road to Freedom' nga filmi " Rustin" dhe Metro Boomin me "Am I Dreaming" kënga fundore e filmit të animuar "Spider-Man: Across the Spider-Verse"

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH