Aktualitet

DETAJE të reja nga vrasja makabre e Vanesës: Në banesën e shqiptarit u gjetën foto të tij me viktimën dhe djalin 4 vjeçar të saj, testi i ADN-së...

Shkruar nga Liberale
DETAJE të reja nga vrasja makabre e Vanesës: Në banesën e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 26-vjeçares italiane Vanessa Ballan, e cila u masakrua me thikë nga 41-vjeçari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj pak ditë më parë në Itali.

E reja në denoncimin e bërë përpara karabinierëve më 25 tetor, në prani të bashkëshortit Nicola Scapinello, Vanessa pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me 41-vjeçarin, pasi ky i fundit e kishte shantazhuar se do t’i tregonte videot e tyre intime bashkëshortit.

Dhe pas dy vitesh në një lidhje jashtëmartesore, Vanessa filloi të shtyhej nga 41-vjeçari të ndahej nga bashkëshorti.

41 vjeçari nisi ta kërcënonte 27-vjeçaren që të braktiste burrin dhe të jetonte me të. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Altivole, karabinierët kishin gjetur një foto të Fandajt me Vanessa-n dhe djalin 4-vjeçar të gruas.

Fotoja ishte bërë në kopshtin e banesës ku Vanessa u ekzekutua mizorisht, duke u goditur 7 herë me thikë nga shqiptari.

Shtatzënia e gruas u konfirmua nga autopsia, sipas të cilës ajo ishte në javën e dymbëdhjetë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe testi i ADN-së tek fetusi për të vërtetuar atësinë. Dyshimi i prokurorit është se ai fëmijë mund të ketë qenë i Fandajt, por kjo pritet të vëtetohet në ditët në vazhdim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH