Showbiz

Pas propozimit emocionues për martesë, Fifit i ndodh e papritura

Shkruar nga Liberale
Pas propozimit emocionues për martesë, Fifit i ndodh e papritura

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, mori një surprizë të paharrueshme mbrëmjen e kaluar nga partneri i saj Adisi. Kjo pasi në finalen e Dancing With The Stars, ai i propozoi asaj për martesë.

Por pak pas përfundimit të spektaklit, Fifi ka njoftuar në ‘Instagram’ një lajm aspak të këndshëm për të, ku mea duket këngëtaren "e ka kapur syri i keq".  Ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin i cili i ka humbur.

"Të dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca është Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, ka shkruar Fifi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH