Aktualitet

Shkrumbohet plotësisht automjeti në Sauk, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet plotësisht automjeti në Sauk, detajet e para

Një mjet është shkrumbuar plotësisht nga flakët pasditen e sotme në dalje të Saukut. Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa zjarri dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një defekti, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i automjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri. Ndonëse zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes në kohë, flakët e kanë shkrumbuar plotësisht automjetin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH