Globi

Sulmet ajrore izraelite nuk ndalen, vrasin 76 anëtarë të një familje të madhe në Gaza

Shkruar nga Liberale
Sulmet ajrore izraelite nuk ndalen, vrasin 76 anëtarë të një

Të paktën 76 anëtarë të një familjeje të madhe në Gaza humbën jetën nga një sulm ajror izraelit.

Kështu thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sulmi i së premtes ndaj një ndërtese në Qytetin e Gazës ishte në mesin e sulmeve më vdekjeprurëse që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – 12 javë më parë, tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Ia ofroi një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 krerë të familjes al-Mugharabi – dhe tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit për Zhvillim të OKB-së, gruaja dhe pesë fëmijët e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH