Kosova

Kurti ngre alarmin: Radojiçiç po përgatitet për sulme të reja në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Kurti ngre alarmin: Radojiçiç po përgatitet për sulme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi Kosovën më 24 shtator, po vazhdon përgatitje për sulme të reja në Kosovë.

Sipas Kurtit, Radojiçiç sulmet po i përgatit në bashkëpunim me disa pjesëtar të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”.

“Radojiçiç është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarët të lartë të shërbimit sekret serb BIA, ambientet e firmës ‘Jablanovica’ në Rashkë ngjashëm me ato të Novi Pazarit ‘Novi Pazar Put’ po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radojiçiç grupi i tij”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH