Aktualitet

Shpallet fituesi i Festivalit të 62 të Këngës në RTSh, Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024!

Shkruar nga Liberale

Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës ku juria shpalli edhe vlerësimet e saj. Mal Retkoceri u shpall fitues i festivalit. Çmimin e Eurosong-ut e fitoi Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë vendin tonë vitin e ardhshëm në Eurovision.

Tiri Gjoci u vlerësua me çmimin e dytë të festivalit. Me çmimin e tretë të festivalit u vlerësua këngëtari nga Kosova Shpat Deda. Me çmimin e kritikës u vlerësua këngëtarja shkodrane, debutuese në këtë festival Martina Serreqi.

Me këngën “Zemër n'dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH. “Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH