Kosova

Kurti: Çështja e të zhdukurve është problem kombëtar, Serbia të pranojë krimet

Shkruar nga Liberale
Kurti: Çështja e të zhdukurve është problem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çështja e personave të zhdukur me dhunë është problem kombëtar e humanitar. Ai tha se Serbia duhet të pranojë krimet e saj në Kosovë si pjesë e projektit gjenocidial për shfarosjen e shqiptarëve e të quajtur ‘Patkoi’. Në prezantimin e raportit vjetor nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur u tha se gjatë këtij viti janë gërmuar 15 lokacione brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se gjatë këtij viti brenda territorit të Kosovës janë kryer gërmime në 15 lokacione që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Shefi i ekzekutivit deklaroi se Serbia duhet të pranojë krimet e kryera në Serbi.

“Mungesa e përgjigjes për fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 1600 personave të zhdukur rëndon jetën e familjeve dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe 24 vjet pas lufte, jetojmë në ankthin e pritjes. Ato shumë varre të hapura, të zbrazëta anë e mbanë Kosovës ku nuk i kemi më të dashurit tuaj e më të dashurit tonë janë dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Jo vetëm personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës, por edhe familjet e tyre janë viktima të këtij krimi të vazhdueshëm. Krim ky i cili e tejkalon dimensionin e brengës së familjes së tyre, duke qenë brengë e Kosovës mbanë. Sepse çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës nuk është çështje statistike, por problem kombëtar, shtetëror e humanitar”, deklaroi ai.

Ai theksoi se është i domosdoshëm angazhimi i faktorit ndërkombëtar për zbatimin e deklaratës së 2 majit 2023 në Bruksel për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH