Globi

Era e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjeve, një i i vdekur dhe dy të plagosur  

Shkruar nga Liberale
Era e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjeve, një i i vdekur

Një stuhi me  shi të dendur dhe erëra të forta prekur të gjithë Evropën veriore gjatë natës dhe të premten, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje përgjatë bregdetit të Detit të Veriut.

Një grua në Belgjikë humbi jetën nga rrëzimi i pemës së Krishtlindjes, ndërsa një pemë tjetër u rrëzua dhe vrau një person në Holandë.

Pema e Krishtlindjeve 20 metra u shemb duke zënë poshtë tre persona në një treg të frekuentuar në Oudenaarde në Belgjikën perëndimore të enjten vonë, duke vrarë një grua 63-vjeçare dhe duke plagosur dy persona të tjerë. Tregu për festën e Krishtlindjeve u anulua menjëherë, pas tragjedisë.

Sakaq, udhëtarët në hekurudha para Krishtlindjeve në pjesë të Gjermanisë u përballën me anulime, vonesa dhe devijime. Rrugët e prekura përfshinin ato nga Hamburgu dhe Hannoveri në Frankfurt dhe Mynih. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH