Aktualitet

Tentuan të vrisnin Xhevdet Plakun/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Kep Rapi mohon akuzat

Shkruar nga Liberale
Tentuan të vrisnin Xhevdet Plakun/ GJKKO lë në burg 4 të

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit nga SPAK që akuzohen për vrasjeb e ngelur në tentativë ndaj Xhevdet Plakut.

Më konkretisht bëhet fjalë për Rexhep Rapin (Kep Rapi), i njohur si “i forti” i Sukthit, nipin e tij, Algert Rapi, si dhe për dy ish-punonjësit e Policisë, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni, ky i fundit i arrestuar në Limburg të Holandës, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Ata akuzohen për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mësohet se gjatë seancës së sotme Rexhep Rapi ka mohuar akuzën e ngritur nga SPAK. Ata u vunë nën akuzë pas zhbllokimit të aplikacionit Sky-cc.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

Shënjestra Xhevdet Plaku është një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH