Aktualitet

Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën, teksa ishte rrugës për në punë. Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volkswagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6-vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e dhunshme. Dy makinat janë shkatërruar.

Pjesët e karrocerisë dhe motorët fluturuan me metra larg. Pas përplasjes ata të dy përfunduan në anë të rrugës, në anë të kundërta dhe të dy u kthyen në të njëjtin drejtim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH