Aktualitet

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Të rikthehet në burg Jamarbër Malltezi!

Shkruar nga Liberale
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Të rikthehet në burg

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, ishte ajo e cila ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në arrest shtëpie' për dhëndrin e Sali Berishës, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se përfitoi miliona në mënyrë tē paligjshme mbi një truall të marrë shtetit, si dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH