Aktualitet

DETAJE RRËQETHËSE nga vrasja në Pragë/ Autori 24-vjeçar kontrolli klasat për të 'shënjestruar' viktimat, dyshohet se u ndihmua nga e dashura

Shkruar nga Liberale
DETAJE RRËQETHËSE nga vrasja në Pragë/ Autori

Vrasja e 15 studentëve dhe plagosja e 25 të tjerëve në një universitet të Pragës, nga 24 vjeçari David Kozak tronditi dje Republikën Çeke dhe jo vetëm.

Motivi i kësaj ngjarje shokuese mbetet ende një mister, ndërsa dëshmitarët raportojnë se 24-vjeçari po kontrollonte derë më derë për të gjetur shënjestra të tjera.

“Ai po shikonte nga klasa në klasë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se ai të përpiqej ta hapte”, tha gazetari Jakob Weisman.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por autoritetet njoftuan mëngjesin e së premtes se kanë bërë të mundur identifikimin e 13 nga 14 viktimave, ndërsa tre nga të plagosurit janë të huaj.

Në një tjetër mesazh në Telegram, autori i masakrës mësohet të ketë shkruar se: “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Policia ka dyshime se David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij, e cila tashmë sipas tyre  po tenton të arratiset jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH