Sociale

NGJARJE HISTORIKE/ Rënia e komunizmit, Les Valesa zgjidhet President i Polonisë

Shkruar nga Liberale
NGJARJE HISTORIKE/ Rënia e komunizmit, Les Valesa zgjidhet President i

Valesa, është një burrë shteti polak, disident, organizator i sindikatës dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqen (1983). Nga elektricist i kantierit të Gdansk-ut, ai u bë udhëheqësi i Solidarnost-it, një lëvizje shoqërore e orientuar drejt lirisë dhe sindikatës dhe më vonë shërbeu si Presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht i Polonisë.

Les Valesa lindi ne Popova, Poloni, më 29 shtator 1943. Babai i tij ishte zdrukthtar. Në vitin 1969 ai u martua me Danuta Golos me të cilën pati tetë fëmijë. Në vitin 1970 u regjistrua në “Lenin Shipyard” në Gdansk

Les Valesa zgjidhet president për një mandat pesë vjeçar. Deri në vitin 1995, Polonia pëson ndryshime radikale nga një vend komunist me një ekonomi të hapur kapitaliste. Gjatë këtyre viteve kritikat dhe humbja e popullaritetit nuk munguan.

Mbasi humb zgjedhjet presidenciale, deklaron tërheqjen nga jeta politike, megjithatë vazhdon përpjekjet për krijimin e një partie politike.

Ndihmon në krijimin e partisë Akcja Vyborcza Solidarosc që do të fitonte zgjedhjet parlamentare të radhës.

Les Valesa kandidon sërish për president. Fiton më pak se një përqind të votave dhe kështu tërhiqet krejtësisht nga jeta politike e Polonisë për t’iu dedikuar mësimdhënies së Historisë Politike, jo vetëm në Poloni por në universitete të ndryshme të Evropës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH