Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit, emërohet drejtori i ri një javë pas arrestimit të Kamber Hoxhës (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Vrasja në burgun e Peqinit, emërohet drejtori i ri një javë

Florenc Doka është emëruar drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Theksojmë emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga i dënuari Sokol Mjacaj.

Më herët Doka ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve, ndërsa është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH