Globi

Kryeministri i Çekisë, mesazh drejtuar kombit: Nuk ka më asnjë rrezik

Shkruar nga Liberale
Kryeministri i Çekisë, mesazh drejtuar kombit: Nuk ka më

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 15 viktimave dhe 24 të plagosurve, ditën e sotme, nga një 24-vjeçar, në Universitetin ‘Charles’ në Pragë.

“Nuk ka absolutisht asnjë shpjegim, asnjë justifikim për këtë. Si shumë prej jush, edhe unë ndjej një pikëllim dhe neveri të thellë për këtë sulm të pakuptueshëm dhe brutal”,- tha Fiala.

Ndër të tjera, kryeministri çek u shpreh i bindur se rreziku ka mbaruar dhe se autoritetet kanë nën kontroll situatën.

“Të dashur qytetarë, ju lutemi të mendojmë për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këto Krishtlindje do të jenë të paimagjinueshme të trishtueshme për ta. Le të ndajmë së bashku dhimbjen e tyre. Ne duhet të bashkohemi për të treguar respektin tonë për viktimat”,- u shpreh Fiala.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH