Aktualitet

15 viktima pas sulmit të armatosur, reagon Ambasada shqiptare në Pragë: Në Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale
15 viktima pas sulmit të armatosur, reagon Ambasada shqiptare në

Ambasada Shqiptare në Pragë ka reaguar pas sulmit tronditës që ndodhi pasditen e sotme në Universitetin e Arteve, ku mbetën 15 të vrarë dhe mbin 30 të plagosur.

Sipas ambasadës, për fat të mirë, nuk ka asnjë shqiptar mes viktimave apo mes të plagosurve.

Ndërkohë mësohet se në këtë Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria, por fatmirësisht nuk është lënduar.

Sakaq ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, njofton ministria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH