Aktualitet

Kur është në luftë me Ukrainën, Rusia i tregon botës aleatët: Kemi bashkëpunim gjithëpërfshirës me Korenë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Kur është në luftë me Ukrainën, Rusia i tregon

Rusia ka krijuar bashkëpunim “gjithëpërfshirës” në fushën e mbrojtjes me Korenë e Veriut dhe po vazhdon kursin e saj të “partneritetit strategjik” me Indinë dhe Kinën”.

Kështu u shpreh shefi i shtabit të përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, në një konferencë të enjten, shkruan The Guardian.

“Kursi drejt zhvillimit të një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës me Kinën dhe Indinë vazhdon. Është krijuar bashkëpunim aktiv dhe gjithëpërfshirës me Korenë e Veriut”, tha Gerasimov.

Ai deklaroi se aktiviteti i NATO-s në Evropën Lindore dhe “integrimi i përshpejtuar” i Suedisë dhe Finlandës në aleancën e mbrojtjes së SHBA-së po ndikonin negativisht në situatën në Evropë, “me perspektiva për konfrontim të shtuar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH