Aktualitet

Kë do të vrisnin? Parandalohen dy ngjarje kriminale, 3 persona të arrestuar në Rrëshen, sekuestrohen kallashnikovë dhe municione luftarake

Shkruar nga Liberale
Kë do të vrisnin? Parandalohen dy ngjarje kriminale, 3 persona të

Tre persona janë arrestuar nga Policia në dy operacione të ndryshme të zhvilluara në Qarkun e Lezhës.

Në operacionin e koduar “Repsi” përfunduan në pranga dy vëllezër, të cilët sipas policisë po përgatiteshin të kryenin një ngjarje kriminale. Mësohet se në pranga u vunë shtetasit: Besnik Gjoka dhe Prengë Gjoka.

Ndërkohë një operacion i koduar “Fani” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Nikollë Karaqi lëvizte me armë zjarri kallashnikov.

"Strukturat e DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë.

-Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.

-Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

-Në Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi T. Gj. mbante armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.", njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH