Aktualitet

Lotët e Profesor Robert Radoja-s kur pa një ish-studenten e tij që këndonte në rrugë

Shkruar nga Liberale
Lotët e Profesor Robert Radoja-s kur pa një ish-studenten e tij

Roland Qafoku

Gazetari Roland Qafoku publikoi  një video shumë prekëse në llogarinë e tij në Facebook duke e shoqëruar me një koment shumë të ndierë.

Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë.

Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët.

Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej. Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?! Çfarë trishtimi!

Ndërsa unë isha me fat që të gjithë këtë skenë e filmova si dëshmitar kur një talent këndon në rrugë, por edhe një momenti kur profesori sheh që atë që dikur e kishte vlerësuar maksimalisht, ta shikonte duke kënduar në rrugë. Ndiqni videon dhe mbani emocionet!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH