Politikë

Bardhi kundër vendimit të Kuvendit, i del në krah Berishës, e quan "akt të mirëfilltë politik" votimin me 75 vota pro kërkesës së SPAK

Shkruar nga Liberale
Bardhi kundër vendimit të Kuvendit, i del në krah Berishës,

Gazment Bardhi e ka cilësuar vendim antikushtetues votimin e sotëm të Kuvendit për t'i hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës. Sipas tij ky vendim është një akt i mirëfilltë politik.

"Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi."-shkruan Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH