Aktualitet

Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hoterl në Maliq, burri humb jetën, gruaja në spital

Shkruar nga Liberale
Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hoterl në

Një 55-vjeçar është asfiksuar sot nga rrjedhja e gazit në një hotel në Maliq.

Policia sqaroi se një çift nga Tirana ishin akoamoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, Bexhet Trresa ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të rrjedhjes së gazit.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH