Politikë

Opozita paralajmëroi protestë, deputetët socialistë dhe Nikolla shkojnë më herët në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Opozita paralajmëroi protestë, deputetët socialistë dhe

Deputetët e Partisë Socialistë kanë shkuar më herët se zakonisht sot në sallën e Kuvendit, kjo pasi opozita ka paralajmëruar protestë që pritet të nisë pas pak.

Socialistët janë parë duke u futur në sallën e seancave plenare në orën 08:30, ndërkohë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mbërriti më herët.

Protesta e opozitës është njoftuar se do të nisë në orën 09:30, ndërsa Kuvendi pritet të mblidhet në seancën e sotme për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH