Sport

“U godit me thikë”/ Ish-sulmuesi i njohur shtrohet në spital

Shkruar nga Liberale
“U godit me thikë”/ Ish-sulmuesi i njohur shtrohet në

Ish-futbollisti argjentinas, Ezequiel Lavezzi, është shtruar në spital këtë të mërkurë në qytetin bregedetar të Uruguait, Punta del Este. Lavezzi kur mbërriti në spital kishte një të çarë në shpatull.

Është e paqartë se si Lavezzi, 38-vjeç, u lëndua teksa në rrjet qarkullojnë lajme kontradiktore.

Burimet e familjes Lavezzi këmbëngulin se ai u plagos pasi rrëshqiti nga një shkallë ndërsa përpiqej të ndryshonte një llambë, sipas një raporti nga TYC Sports.

Megjithatë, El Observador, ka pretenduar se Lavezzi është goditur me thikë nga një anëtar i familjes gjatë një feste. I njëjti raport pretendon se goditja e supozuar me thikë ndodhi për çështje parash.

“Clarin”, ndërkohë, thotë se policia lokale nuk ka konfirmuar një incident me thikë.

‘Nuk ka ende një raport zyrtar nga klinika dhe nuk dihet gjendja e ish-futbollistit 38-vjeçar,’ thuhet në raportin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH