Kosova

Zërat për sulme serbe në Kosovë, Osmani: Të gatshëm për çdo lloj skenari

Shkruar nga Liberale
Zërat për sulme serbe në Kosovë, Osmani: Të

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Kosova do të mbrohet nga çdo skenar i mundshëm kërcënimi nga Serbia.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t'i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Osmani.

Këtë deklaratë e bëri duke folur për mediat lidhur me sigurinë e Kosovës dhe kërcënimet e mundshme për sulme nga Serbia. Javëve të fundit janë shtuar shqetësimet e krerëve të shtetit lidhur me veprimet nga përtej kufirit.

Madje, kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin se autori i sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiç, po riorganizohet edhe një herë për një tjetër agresion të armatosur në veri të Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH