Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina godet trafik-ndarësen dhe përfundon në arë

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina godet

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Mësohet se në automjet udhëtonin drejtuesi së bashku me një pasagjer. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Automjeti duket se paraprakisht ka goditur trafik ndarësen dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.

Nga raportimet e para mësohet se të aksidentuarit kanë shpëtuar mrekullisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH