Aktualitet

FOTO E DITËS/ Leksioni i senatorëve socialistë: Miqësia nuk blihet me para, as me poste!

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS/ Leksioni i senatorëve socialistë: Miqësia nuk

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka ndarë një foto me ish-kolegë socialistë ndër vite, të cilën e ka quajtur “Kafja e fundvitit”.

Bëhet fjalë për disa nga emrat më të spikatur të PS-së, në periudhën e qeverisjes së vendit nga lideri historik i së majtës, Fatos Nano.

Secili prej tyre ka pasur një rol të rëndësishëm në transformimin e së majtës.

Përveç Namik Dokles, ish-deputet socialist dhe ish-kryetar i Kuvendit, në foto bashkë me të shfaqen edhe Ylli Bufi, ish-kryeministër në fillimet e tranzicionit dhe ish-deputet i PS-së, Rexhep Meidani ish-deputet socialist dhe ish-President i Republikës, Ethem Ruka, ish-ministër i Arsimit dhe ish-deputet i PS-së, si dhe Sherif Bundo, gjithashtu ish-deputet i PS-së, dhe Profesor i Fakultetit Ekonomik.

Veç politikës dhe bindjeve të majta, senatorët e PS-së duket se as nuk i bashkon dhe nuk i përçan interesi personal. Secili prej tyre është autor i publikimeve dhe artikujve të shumtë si dhe i librave në fushat përkatëse. Dija dhe virtytet, ndryshe nga çfarë mund të ketë ndodhur rëndom gjatë viteve të fundit, thuhet se nuk lidhen me interesa të ngushtë personalë.

Kjo është edhe arsyeja pse senatorët socialistë kanë mbetur miq të përjetshëm.

Leksioni që dhanë senatorët e PS-së në këtë fundvit është i qartë: Miqësia nuk blihet me para, as bëhet me ndere apo edhe me poste!  A do të jenë njësoj, të tillë miq, edhe politikanët që erdhën pas tyre në PS?

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH