Politikë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Bardhi: Pse në rastin e ish-kryeministrit u ndoq një standard tjetër nga ai për Saimir Tahirin

Shkruar nga Liberale
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Bardhi: Pse në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Kuvendi ndjek dy standarde në rastin e vendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai solli në vëmendje dhe rastin e Saimir Tahirit, duke u shprehur se SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit për të njëjtat masa sigurie, për Berishën nuk u ndoq një procedurë e tillë.

“Detyrim paraqitje dhe detyrimi për të mos dalë jashtë Shqipërisë, janë masa shtrënguese të heqjes së lirisë sipas interpretimit që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka bërë në të shkuarën. Në tetor të vitit 2017, në rastin e deputetit Saimir Tahiri i ka konsideruar si masa shtrënguese të heqjes së lirisë. Nuk mund të zbatohet një standard i ndryshëm. Ai standard i Kuvendit është certifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Në rastin e zt.Berisha ky standard aplikohet ndryshe dhe shtuar pastaj procedurën që ka ndjekur SPAK-ut është “sui generis”, pra që nuk ka ndodhur kurrë. Ligji thotë se duhet paraqitur një kërkesë shoqëruar me një relacion dhe provën që mbështesin akuzën. Kuvendi në çdo rast e heq imunitetin. Duhet të provojë nëse akuza është politike apo jo politike dhe ligji ka vendosur të kërkojë prova. Zëvendësimi i masave të sigurimit nuk bëhet nga Kuvendi. Detyra dhe përgjegjësia e Kuvendit është të analizojë nëse akuza e ngritur ndaj një deputeti është e bazuar apo politike dhe për këtë ligji ka vendosur të sillen provat.

Unë kam tërhequr dosjen sepse jam anëtar i këshillit të mandateve dhe aty kishte një kërkesë dhe 4 vendime gjykate. Sipas Kushtetutës e kam të ndaluar të analizuar dhe komentoj vendimet e Gjykatës sepse nuk ka një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Gjykatës, ka një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Prokurorisë. Kjo nuk ka lidhje me Sali Berishën, këtë qëndrim do ta mbaj për çdo rast.

Ka ardhur një relacion për Arben Ahmetajn prej 200 faqesh ku Prokuroria kishte arsyetuar të gjithë akuzën dhe këtë e shoqëronte me një CD. Proceduralisht duhet të respektosh kërkesat e Kuvendit. Nëse veprimin e ke ligjor, do të duhet të respektosh ligjin. Masa e sigurimit të zt. Berisha janë ekzekutuar pjesërisht. Pavarësisht se nuk e ka dorëzuar pasaportën, Berisha nuk mund të dalë jashtë vendit pasi njoftohen pikat kufitare”, u shpreh Bardhi në News 24.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH