Showbiz

FOTO/ Këngëtari shkon i veshur me fustan, Besa Kokëdhima performon me "veshje metalike" në Festivalin e RTSH

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Këngëtari shkon i veshur me fustan, Besa Kokëdhima

Mbrëmjen e djeshme u transmetua live nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku u ngjitën në skenë 16 këngëtarë. Kjo natë u mbyll me zëra të bukur, kompozime origjinale, skenografi dhe regji skenike të spikatura që nxorën në pah akoma më shumë vlerat e këtij spektakli.

Dy këngëtarët që tërhoqën më shumë vëmendjen me pamjen e tyre ishin: Besa Kokëdhima dhe Mal Retkoceri.

Këngëtarja e cila interpretoi këngën  “Zemrën n’dorë”, para bustit kishte "maskën metalike", ndërsa Retkoceri kishte veshur një fustan të gjatë, veshje e ngjashme me atë të Akilit.

Këtë vit juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendosë se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH