Aktualitet

Akuza për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, GJKKO nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Shkruar nga Liberale
Akuza për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Memolla nuk ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij.

Theksojmë se akuza ndaj tij u ngrit pasi u publikuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme, ku Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërprsite dritat një familjeje debitore sa t'i merrte votat, e madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH