Aktualitet

Festat e fundvitit/ Qeveria jep 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dy paga për ata që luftuan me zjarret në Greqi!

Shkruar nga Liberale
Festat e fundvitit/ Qeveria jep 1 pagë shtesë për

Zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë

Për të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të angazhuar në përballimin me situatën e vështirë të zjarreve.

“Qeveria do të transferojë të gjithë bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri. Zjarrfikësit që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi do të marrin 2 paga shpërblim" tha ministri Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Qeveria shqiptare miratoi sot vendimin për të shlyer pagesën e ushqimit për çdo punonjës të policisë së shtetit përgjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tij gjatë orarit të punës dhe gjatë kohës kur bëhet fjalë për angazhimin e tyre në misione, operacione apo përballimin e situatave të emergjencave civile.

‘Në rastin e 22 ditë pune në muaj, çdo punonjës policie i shtetit do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor që nëse do e përllogarisnim shkon në një pagesë prej 118 mijë lekë të reja. Që është detyrimi për vitin 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH