Aktualitet

Burg apo arrest shtëpie? Dumani pyetet për masën që do kërkojë SPAK për Sali Berishën

Shkruar nga Liberale
Burg apo arrest shtëpie? Dumani pyetet për masën që do

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës në takimin e punës së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, theksoi se masa që do të kërkohet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për aferën e kompleksit ‘Partizani’, është në dorë të prokurorëve të çështjes, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

Dumani theksoi më herët se retorika politike apo presioni mediatik nuk ndikojnë aspak në punën e tij. “Jemi imun ndaj politikës. Nuk ndikohemi “, u shpreh drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në përgjigje të akuzave të bëra nga Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të deputetit.

“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë përpiqem t’ua përcjell edhe hetuesve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por në raport me hetimet nuk na ndikojnë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH