Aktualitet

"Jam imun", kreu i SPAK: Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë ndikim në punën time dhe të prokurorëve

Shkruar nga Liberale
"Jam imun", kreu i SPAK: Presioni mediatik dhe retorika politike nuk

Kreu i SPAK Altin Dumani, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të mbajtur nga CGDS, me temë: “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: Roli i SPAK dhe Gjykatat e Posaçme në drejtim të përmirësimit të përgatitjes së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ambasadori i BE.

Në fjalën e tij Dumani deklaroi se presioni mediatik dhe retorika politike kundër SPAK nuk ka asnjë ndikim në punën e prokurorëve të institucionit që ai drejton.

"Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë përpiqem t’ua percjellë edhe trupës se prokurorëve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por në raport me hetimet nuk na ndikojnë”, u shpreh Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH