Globi

Gruaja abuzoi seksualisht për 10 vite rresht me kunatin e sëmurë, sjell në jetë një fëmijë

Shkruar nga Liberale
Gruaja abuzoi seksualisht për 10 vite rresht me kunatin e sëmurë,

Një histori e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku Amanda Brooks, 34 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar vëllain e vogël të bashkëshortit të saj i cili ishte me autizëm.

Sipas mediave të huaja, gruaja nga Florida ka sjellë në jetë një fëmijë tashmë , pas marrëdhënieve seksuale me të riun.

Gruaja është arrestuar dhe akuzohet për “abuzim seksual”. Në Qershor të 2022-it, ishte vetë Amanda që telefonoi policinë duke thënë se ishte abuzuar seksualisht nga burri dhe vëllai i tij. Ajo renditi një sërë rastesh të tilla që nga Shkurti deri në Prill të vitit të shkuar duke theksuar se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie me të dy.

Ky rast mori një tjetër rrjedhë në Korrik të 2022-it, kur vjehrra e saj e akuzoi se ajo kishte përdhunuar të birin e sëmurë. Nga hetimet rezultoi se kjo gjë ishte e vërtetë. Për plot 10 vite me radhë, Amanda kishte abuzuar seksualisht me kunatin e saj. Ky i fundit nga frika nuk kishte treguar kurrë asgjë, derisa nëna e tij e kishte kuptuar rastin.

Poll
SHQIPENGLISH