Aktualitet

Tronditëse në Shkodër, gjenden mbetje kockore të djegura në një gropë qymyri, dyshohet se i përkasin këtij shtetasi 

Shkruar nga Liberale
Tronditëse në Shkodër, gjenden mbetje kockore të djegura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Shkodër, ku një 67 vjeçar ka rënë aksidentalisht në në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë. Policia njofton se sot  janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit me iniciale Q. L.

Shkodër/Informacion paraprak: 

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH